Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Jona dhe Valdeti, kanë zhvilluar një bisedë në shtëpinë më të madhe në vend, ku kanë diskutuar për komentet e bëra më herët nga Jona rreth mjekrës së Valdetit.
Jona gjatë Prime të sontëm ka pranuar se deklaratat e saj kanë qenë ofenduese, duke thënë se pas reflektimit ka kuptuar se ato nuk përputhen me mendimin dhe bindjet e saj.
Nga ana tjetër, Valdeti ka bërë të ditur se e kishte pranuar faljen e saj menjëherë, duke e konsideruar çështjen të mbyllur.
Burimi: klankosova.tv ↗

