KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

John Travolta rikthehet me beretë pas kritikave të fansave për stilin e tij në Kanë

John Travolta rikthehet me beretë pas kritikave të fansave për stilin e tij në Kanë

Aktori, John Travolta, u shfaq sërish me beretë, vetëm pak muaj pasi pamja e tij në Festivalin e Filmit në Kanë u komentua dhe u kritikua gjerësisht nga fansat.

72-vjeçari mbajti një beretë ngjyrë gështenjë gjatë ceremonisë së 50-vjetorit të grupit Ramones, ku ishte edhe prezantues.

Ai e kompletoi veshjen me një xhaketë të zezë lëkure, një bluzë të zezë, xhinse të zeza dhe syze dielli, shkruan DailyMail.

Travolta u fotografua në skenë me Linda Ramone, bashkëshorten e të ndjerit Johnny Ramone, gjatë eventit të mbajtur në Los Angeles.

Kjo dalje riktheu në vëmendje stilin me beretë të aktorit, pasi vetëm pak muaj më parë ai ishte kritikuar në rrjetet sociale për pamjen e tij gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Travolta më pas kishte shpjeguar edhe arsyen pse kishte zgjedhur këtë stil. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.