KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës

Joe dhe Shirley DioGuardi marrin nesër shtetësinë e Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë nesër dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresistit amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistes Shirley Cloyes DioGuardi.

Ceremonia e veçantë do të mbahet në orën 11:00, ku Haxhiu do t’ua dorëzojë zyrtarisht dekretet e shtetësisë dy figurave të njohura për kontributin e tyre në çështjen shqiptare dhe në mbështetje të Kosovës.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është konsideruar një nga miqtë e mëdhenj të Kosovës dhe një zë i fuqishëm në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Edhe Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë për vite të tëra aktive në promovimin e çështjes së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.

Me dhënien e shtetësisë, institucionet e Kosovës vlerësojnë kontributin e tyre të gjatë në mbështetje të lirisë, pavarësisë dhe forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.