Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, foli për shanset që lojtarët e klubit katalunas ta fitojnë Topin e Artë .
Në sezonin 2025/26, Barcelona fitoi La Ligën. Ekipi triumfoi gjithashtu në Superkupën e Spanjës, ndërsa në Ligën e Kampionëve, klubi katalunas u eliminua në çerekfinale nga Atletico Madridi.
Megjithatë, shumë yje të Barcelonës ishin vendimtar në triumfin e Barcelonës në Kupën e Botës 2026 dhe kështu sipas presidentit Laporta njëri nga lojtarët e tyre duhet ta fitojnë Topin e Artë.
“E dini që si tifoz i Barcelonës dhe si president i klubit, dua që një lojtar i Barcelonës të fitojë. Ka shumë kandidatë dhe ne jemi shumë krenarë për ta”, ka thënë fillimisht Laporta.
“Nëse është Lamine Yamal , do të jem shumë i lumtur, sepse ai pati një sezon të shkëlqyer dhe vazhdimisht i sjell gëzim botës së futbollit me lojën e tij. Ai gjithashtu e ka filluar shumë mirë këtë sezon dhe vazhdon të luajë në një nivel të lartë. Ai është një nga ata lojtarë që, siç thotë vetë, u sjell kënaqësi spektatorëve”.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë më 26 tetor, por shpresojmë që drejtësia të triumfojë dhe një lojtar i Barcelonës do të fitojë Topin e Artë. Nëse është Lamine, do të jemi të emocionuar”, përfundoi presidenti i Barçës. /Telegrafi/