KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Jeton Beqiri merr drejtimin e klubit azer Qabala

Jeton Beqiri merr drejtimin e klubit azer Qabala

Klubi azerbajxhanas Qabala ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, duke emëruar në këtë post trajnerin shqiptar Jeton Beqiri.

“Kuqezinjtë” kanë arritur marrëveshje me trajnerin 44-vjeçar për një kontratë 1+2-vjeçare. Beqiri do ta nisë zyrtarisht punën te Qabala më 20 shtator.

Ai së fundmi ishte trajner i Shkendijës, ndërsa gjatë karrierës ka drejtuar edhe Dritën, Gostivarin, Renovën dhe Strugën në Maqedoninë e Veriut, si dhe Bylisin në Shqipëri.

Beqiri ka punuar gjithashtu si drejtor sportiv te klubi saudit Al-Jabalain.

Arritjen më të madhe në karrierë e regjistroi në sezonin 2024/25, kur me Shkendijën u shpall kampion i Maqedonisë së Veriut.

Tashmë, 44-vjeçari do të ketë për detyrë të udhëheqë Qabalwn në sfidat e ardhshme dhe të rikthejë skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.