Jessica Alba ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj verore në Itali, ku ka ndarë me ndjekësit disa fotografi dhe video nga ditët e saj në plazh.
Aktorja 45-vjeçare ka ekspozuar format e saj në bikini, duke shijuar pushimet në shoqërinë e të dashurit të saj, Danny Ramirez, 33 vjeç, dhe fëmijëve.
“Vera dhe jetesa ishte e lehtë”, shkroi Alba në Instagram, krahas një përmbledhjeje me momente nga pushimet, shkruan DailyMail.
Në disa prej fotografive, ajo shfaqet me bikini ngjyrë blu të gjelbër, të punuara me grep, të kombinuara me syze dielli të kuqe në formë syri maceje dhe bizhuteri ari.
Aktorja ka ndarë gjithashtu pamje të tjera nga ditët në plazh, ku shfaqet me bikini të ndryshme, përfshirë modele trekëndëshe me printime kafshësh dhe një tjetër me ngjyrë të kuqe dhe detaje leopardi.
Në një prej videove, Alba shihet duke u relaksuar mbi një varkë të fryrë, pasi kishte bërë një zhytje në ujërat e kaltërta.
Gjatë pushimeve, ajo ka pozuar edhe me mikeshat e saj të veshura me bikini, ndërsa në ditët kur nuk kishte zgjedhur rroba banje, u shfaq me veshje verore, mes tyre një bluzë me vija, këmishë të zezë dhe çantë kashte. Alba ka ndarë gjithashtu fotografi nga momentet e saj duke marrë rreze dielli në plazh.
Pushimet në Itali vijnë në shoqërinë e aktorit Danny Ramirez, me të cilin Alba është lidhur së fundmi.
Çifti është 12 vite diferencë në moshë, ndërsa në fotografitë e publikuara aktorja duket se po shijon në maksimum ditët e saj të verës. /Telegrafi/