KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Jérémy Mathieu e rrëfen dramën pas pensionimit: Katër vite depresion, puna në Intersport ia ndryshoi jetën

Jérémy Mathieu e rrëfen dramën pas pensionimit: Katër vite depresion, puna në Intersport ia ndryshoi jetën

Jérémy Mathieu i ka rrëfyer vështirësitë e mëdha që përjetoi pas përfundimit të karrierës në vitin 2020.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës zbuloi se për katër vjet vuajti nga depresioni, ndërsa mbështetja e bashkëshortes dhe puna në një dyqan Intersport e ndihmuan të rikthehej në jetën shoqërore.

“Për katër vjet gjithçka e shihja të zezë. Për fat, e kisha bashkëshorten pranë, e cila më ndihmoi të dilja nga kjo gjendje”, deklaroi Mathieu për So Foot.

Francezi sqaroi se puna në dyqanin e pajisjeve sportive nuk ishte e lidhur me problemet financiare, por me nevojën për të dalë nga izolimi.

“Atje e rigjeta atmosferën e dhomës së zhveshjes. Kjo punë më mundësoi të jetoja përsëri dhe ta rifitoja jetën shoqërore”, tha ai.

Mathieu e përfundoi karrierën në vitin 2020, pas një lëndimi të rëndë në gju. Me Barcelonën, ai fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.