KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Jep dorëheqje zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu

Jep dorëheqje zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu

Zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në qeveri. Në dorëheqjen e tij që e ka dorëzuar tek kryeministri, Aliu thotë se jep dorëheqje për të vazhduar kontributin e tij në profesionin akademik.

“Sot e përmbyll një kapitull të punës sime në detyrën e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me atë që i dorëzova Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, z. Hristijan Mickoski dorëheqjen nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”.

“Falënderoj për besimin dhe mbështetjen për të kryer këtë detyrë, për herë të dytë, Partinë Alternativa, Kryetarin e saj z. Bekim Sali dhe kryetarët paraprak z. Afrim Gashi dhe z. Zeqirija Ibrahimi, si dhe familjarët e miqtë e mi”, ka shkruar në Facebook, Lulzim Aliu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.