KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Jennifer Lopez nis festimet e 57-vjetorit në Paris, shfaqet elegante krah motrës së saj Lynda

Jennifer Lopez nis festimet e 57-vjetorit në Paris, shfaqet elegante krah motrës së saj Lynda

Jennifer Lopez ka nisur festimet për 57-vjetorin e saj me një paraqitje elegante në Paris, ku u shfaq e shoqëruar nga motra e saj, Lynda Lopez.

Dyshja tërhoqi vëmendjen teksa doli nga restoranti italian Gigi Paris, gjatë Javës së Modës në kryeqytetin francez.

Këngëtarja dhe aktorja zgjodhi një fustan transparent me detaje me rruaza, të kombinuar me një shall të bardhë me pupla dhe një çantë të së njëjtës ngjyrë, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, motra e saj 55-vjeçare, Lynda, u shfaq me një fustan të zi me prerje të guximshme, një zgjedhje që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Jennifer dhe Lynda njihen për marrëdhënien e tyre shumë të afërt. Gazetarja fituese e çmimit Emmy e ka cilësuar më herët këngëtaren si “shoqen e saj më të mirë origjinale”, duke theksuar se ajo është frymëzimi më i madh në jetën e saj.

Vizita në Paris vjen pas një periudhe të ngarkuar për Jennifer Lopez, e cila së fundmi mori pjesë në një dasmë private në New York.

Në të njëjtën kohë, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe për jetën personale, pas finalizimit të divorcit nga Ben Affleck dhe përpjekjeve për të shitur rezidencën që ndanin së bashku në Beverly Hills. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.