KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Jenna Ortega paralajmëron pauzë nga televizioni pas përfundimit të Wednesday

Jenna Ortega paralajmëron pauzë nga televizioni pas përfundimit të Wednesday

Jenna Ortega po lë të kuptohet se do të bëjë një pauzë nga projektet televizive pas përfundimit të serialit Wednesday në Netflix.

Aktorja 24-vjeçare tha në podkastin Happy Sad Confused se, pas shumë vitesh duke kaluar nga një serial në tjetrin që në fëmijëri, dëshiron t’i kushtojë kohë përvojave të reja.

Ortega, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht për rolin e Wednesday Addams, theksoi se nuk ka zhvilluar shumë biseda për projekte të tjera në formën e një ekskluziviteti filmik, por beson se mundësitë e duhura do ta gjejnë në kohën e tyre, shkruan DailyMail.

Ajo la të kuptohet se pas përfundimit të serialit mund të qëndrojë larg televizionit për një periudhë.

Aktorja, e cila më herët ka luajtur edhe në Jane the Virgin dhe serialin e Disney-t Stuck in the Middle, ka treguar se puna që në moshë të vogël ka ndikuar në mënyrën si e përjeton aktrimin.

Ajo kujtoi se si fëmijë ishte aq e përqendruar te puna, saqë ndonjëherë kalonte gjithë ditën në sheshxhirim pa ngrënë apo pirë ujë, sepse nuk donte të pengonte të tjerët.

Ortega pranoi se në atë kohë nuk kujdesej sa duhet për veten dhe se tani e kupton më mirë rëndësinë e balancës mes punës dhe jetës personale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.