KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit për bisedime me Iranin

JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit për bisedime me Iranin

Pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trumpit se SHBA-ja po pret një propozim të unifikuar nga Irani, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka dhënë një përditësim për vizitën e JD Vance në Pakistan.

Zyrtari tha se zëvendëspresidenti amerikan nuk do të udhëtojë sot për në Islamabad.

“Çdo përditësim i mëtejshëm për takimet me prani fizike do të njoftohet nga Shtëpia e Bardhë”, shtoi zyrtari.

Gjatë ditës kishte raportime se Vance do të nisej drejt Islamabadit për një raund të dytë bisedimesh me Iranin, shkruan skynews.

Duke folur para njoftimit të tij për zgjatjen e armëpushimit, Trump i tha CNBC-së se udhëheqësit e Iranit “së shpejti do të hyjnë në negociata” me “përfaqësuesit e tij”.

Ai gjithashtu tha se Irani “nuk ka zgjidhje tjetër” përveçse të marrë pjesë në bisedime me SHBA-në.

Ndryshe, Trump ka njoftuar sot se ka zgjatur armëpushimin me iranianët, i cili do të mbaronte gjatë ditës së nesërme (e mërkure). /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.