Komuna e Tetovës njofton qytetarët se në kuadër të masave për mbrojtjen e shëndetit publik dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare në territorin e komunës, gjatë ditëve në vijim do të realizohen aktivitete të dezinsektimit dhe deratizimit.
“Më 15 qershor 2026 (e hënë), duke filluar nga orët e mbrëmjes, do të kryhet dezinsektimi hapësinor në territorin e qytetit të Tetovës, me qëllim të reduktimit të insekteve, veçanërisht mushkonjave”.
“Më 17 dhe 18 qershor 2026 (e mërkurë dhe e enjte) do të realizohet deratizimi i parë në territorin e qytetit të Tetovës, si pjesë e programit të rregullt për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së brejtësve”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Komuna e Tetovës u rekomandon qytetarëve që gjatë kohës së trajtimeve të tregojnë kujdes të shtuar, të mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert e objekteve të banimit sipas nevojës, si dhe të respektojnë udhëzimet e ekipeve të angazhuara në terren.
“Këto aktivitete realizohen në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe krijimit të një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët”, thonë nga Komuna e Tetovës.
LEXO:
- Temperaturat e larta, edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
- Edhe sot mot përvëlues, temperaturat deri në 38 gradë
- Vaji i palmës në produktet e qumështit dhe ushqimet e përpunuara: Çfarë duhet të dimë për sasinë dhe ndikimin në shëndet?
- Zyrtare: Bersant Celina transferohet te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite
- Nga videot në TikTok te pretendimet politike – si u përhapën dezinformatat gjatë krizës në Ceuta?
- Mick Jagger po mendon të bëjë një film biografik për Rolling Stones, të frymëzuar nga filmat e Beatles
- Dy gjigantët anglez në garë të fortë për Konsan
- Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”
