Jasir Asani mund të rikthehet në Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet e muajit nëntor, sipas raportimeve të fundit nga Irani.
Lajmi është publikuar nga gazetari iranian Erfan Hoseiny, duke shtuar mundësinë që sulmuesi të jetë sërish pjesë e planeve të trajnerit Maran, shkruan Indeksonline
Asani vjen pas një paraqitjeje pozitive me Esteghlal, ku vetëm tri ditë më parë shënoi gol në barazimin 1-1 ndaj Chadormalu.
— Erfan Hoseiny (@Eri1806) October 26, 2026
Sulmuesi shqiptar nuk ishte ftuar për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, por një rikthim i mundshëm në nëntor do t’i jepte atij mundësinë të luante për herë të parë nën drejtimin e trajnerit aktual në këtë periudhë.
Burimi: lajmi.net ↗

