KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Janevska: Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje

Janevska: Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje, pasi i njëjti do të hyj në procedura qeveritare dhe parlamentare.

Duke u përgjigjur lidhur me përshtatjen e universiteteve private me Ligjin për Arsimin e Lartë, ministrja Janevska zbuloi parregullsi serioze në funksionimin e disa instituteve të arsimit të lartë të cilat kanë pasur të drejtën të lëshojnë diploma të njohura si në vend ashtu edhe jashtë vendit, duke theksuar se njëri prej tyre ishte i regjistruar si bastore.

“Shembulli më brutal ishte kur Komisioni i MASH-it bëri kontrolle në një institut, i njejti ishte regjistruar si bastore, në pjesën e prapme, ku supozohej të kryente funksionet e tij në dy karrige dhe dy dyshekë. Ne drejtojmë 34 institucione të arsimit të lartë në vend dhe është absolutisht e papranueshme që aktivitete të tjera të kryhen nën maskën e instituteve”, tha Janevska.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.