KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Janevska: Nuk ka ulje të numrit të bursave studentore

Janevska: Nuk ka ulje të numrit të bursave studentore

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, theksoi se në pesë vitet e fundit, kuota për bursat sociale nuk është përmbushur, prandaj disa nga fondet kanë mbetur të papërdorura.

Ministrja gjithashtu mohoi pretendimet se tarifa e pjesëmarrjes për akomodimin në konviktet studentore do të rritet, duke theksuar se kjo nuk është parashikuar në ndryshimet ligjore.

Ajo njoftoi gjithashtu një zgjidhje të re ligjore me të cilën shteti do të marrë përsipër pagat e punonjësve në konviktet studentore, me qëllim uljen e barrës financiare mbi studentët.

Për më tepër, Janevska njoftoi se këtë verë do të fillojë rindërtimi i të gjitha konvikteve studentore në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.