KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Janevska: Është rritur mbështetja për nxënësit e talentuar, nxisim pjesëmarrje më të madhe në olimpiadat dhe garat ndërkombëtare

Janevska: Është rritur mbështetja për nxënësit e talentuar, nxisim pjesëmarrje më të madhe në olimpiadat dhe garat ndërkombëtare

Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot zhvilluan takim me rreth 100 nxënës të talentuar, të cilët përmes shoqatave të mësimdhënësve ose individualisht, këtë vit morën pjesë në olimpiada shkencore ndërkombëtare dhe gara prestigjioze për nxënës. Në takim, ato u thanë se janë krenaria e shtetit dhe se kujdesi institucional ndaj nxënësve të talentuar, si dhe ndaj të gjithë nxënësve dhe të rinjve, do të vazhdojë të rritet.

“Gëzohem që nga viti në vit evidentojmë gjithnjë e më shumë të rinj të talentuar me dëshirë për të garuar, të cilët duan ta përfaqësojnë shtetin jashtë vendit dhe e bëjnë këtë me krenari. Për mua, kjo është patriotizëm i vërtetë dhe prandaj vazhdoni të jeni përfaqësues të atdheut. Ju përgëzoj të gjithëve që këtë vit morët pjesë në gara të nivelit të lartë, ndërsa disa prej jush fituan edhe çmime dhe mirënjohje të larta”, tha Janevska para nxënësve.

Ajo tha se gjatë tre viteve të fundit, shteti ka rritur mbështetjen për nxënësit e talentuar. Familjet e tyre nuk kanë më shqetësime se si t’i sigurojnë mjetet financiare për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, sepse Ministria e Arsimit dhe Shkencës i mbulon në tërësi shpenzimet e udhëtimit dhe tarifës së pjesëmarrjes. Vitin e kaluar u paguan 5 milionë denarë, ndërsa këtëvit deri më tani 3 milionë denarë për këtë qëllim.

Ministrja tha se të gjithë fëmijët janë të rëndësishëm dhe se detyrë e institucioneve është t’u përkushtohen në mënyrë të barabartë, t’u mundësojnë arsim më cilësor dhe qasje të barabartë në mundësitë arsimore. Por, nxënësit e talentuar kërkojnë vëmendje të veçantë, në mënyrë që të mund t’i realizojnë plotësisht aspiratat dhe potencialet e tyre personale, prandaj është bërë edhe ndryshimi i konsiderueshëm i politikave për mbështetjen e tyre./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.