Mbrëmë ka filluar zyrtarisht edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, ku kanë hyrë gjithsej 21 banorë të rinj.
Mes emrave të shumtë, ishte edhe Olechka, me origjinë nga Bjellorusia, e cila befasoi me përgatitjen e saj dhe mënyrën se si e fliste gjuhën shqipe.
Gjatë spektaklit, opinionisti Resul Sinani e krahasoi atë me ish-banoren e edicionit të kaluar, Bia Khalifën.
Bia reagoi në rrjete sociale dhe shprehu krenarinë që e kishte përjetuar kur e pa një konkurrente jo-shqiptare që flet aq mirë shqip.
“E pashë që sonte u përmenda në prime. Du me nda me ju që jom shumë krenare me casting-un e këtij viti!… Me pa një banor jo-shqiptar që din me fol kaq mirë shqip, literally më bon me buzëqeshë, më kujtohet sa e vështirë ka qenë për mu” – shkroi mes tjerash ajo.
Reagimi i tërsishëm:

