KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Jaguar synon rikthimin në tregun premium me Type 01

Jaguar synon rikthimin në tregun premium me Type 01

Jaguar ka prezantuar makinën e re elektrike Type 01, duke nisur një kapitull të ri për markën britanike pas ribrandimit të diskutueshëm të vitit 2024.

Modeli i ri, i zbuluar në Nju Jork, pritet të ketë autonomi deri në 724 kilometra me një karikim.

Prodhimi do të nisë në vitin 2027 në fabrikën e Jaguar Land Rover në Solihull të Britanisë së Madhe.

Type 01 do të ketë një çmim fillestar prej 130 mijë paundësh, rreth 150 mijë euro, ndërsa porositë do të hapen në fillim të vitit të ardhshëm.

Prezantimi vjen ndërsa JLR po përpiqet të rikuperohet pas një sulmi të madh kibernetik që ndërpreu prodhimin për disa javë dhe i shkaktoi humbje të mëdha financiare.

Jaguar synon që me modelin e ri të rikthehet fuqishëm në tregun premium elektrik, pavarësisht konkurrencës në rritje nga prodhuesit kinezë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.