KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Jadon Sancho ka marrëveshje me një numër klubesh, por nuk ka vendosur ende për të ardhmen

Jadon Sancho ka marrëveshje me një numër klubesh, por nuk ka vendosur ende për të ardhmen

Ish-sulmuesi i Manchester United, Jadon Sancho, ende nuk ka gjetur një klub të ri pasi u largua nga Old Trafford si lojtar i lirë këtë verë.

Sipas mediumit Sky Sports, anglezi ka marrëveshje në parim me ‘një numër klubesh’ në Evropë, Arabinë Saudite dhe Lindjen e Mesme.

Megjithatë, ylli anglez ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën dhe momentalisht po peshon secilën mundësi.

Më parë, Borussia Dortmund u përfol se ishte e interesuar ta rikthente atë për një periudhë të tretë në Gjermani. Por, nuk është e qartë nëse skuadra e Bundesligës është një nga klubet me të cilat Sancho ka një marrëveshje.

26-vjeçari ka pasur një rekord të përzier kohët e fundit, pasi kaloi dy sezonet e fundit e gjysmë të kontratës së tij me United në huazim te Dortmund, Chelsea dhe Aston Villa.

Ndryshe, 26-vjeçari ka një vlerë tregu prej 18 milionë eurosh, ndërsa Djajtë e Kuq kanë shpenzuar plotë 85 milionë euro për blerjen e tij nga Dortmundi në vitin 2021. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.