KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Izraeli nuk do të përdorte armë bërthamore në luftë me Iranin, thotë Trump

Izraeli nuk do të përdorte armë bërthamore në luftë me Iranin, thotë Trump

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se nuk mendon se Izraeli do të përdorte armë bërthamore në luftë me Iranin.

“Izraeli nuk do ta bënte këtë. Izraeli nuk do ta bënte kurrë këtë”, tha presidenti në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.

David Sacks, kreu i inteligjencës artificiale dhe kriptovalutave në Shtëpinë e Bardhë, tha në një intervistë së fundmi se “duhet të shqetësoheni për përshkallëzimin e luftës nga Izraeli duke menduar përdorimin e një arme bërthamore”.

Komentet e Trump vijnë pasi ai tha dje se SHBA-të dhe Izraeli janë kryesisht të përafërta në qëllimet e tyre ushtarake, megjithëse pranoi se objektivat e tyre mund të mos jenë identike.

“Marrëdhënia ka qenë shumë e mirë. Ushtarakët janë shumë mirë të koordinuar”, u tha Trump gazetarëve të dielën në bordin e Air Force One. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.