KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Izraeli kundërshton shitjen e aeroplanëve F-35 Turqisë, Trump: Askush nuk do të më tregojë se çfarë do të shesim

Izraeli kundërshton shitjen e aeroplanëve F-35 Turqisë, Trump: Askush nuk do të më tregojë se çfarë do të shesim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i mbylli pyetjet në lidhje me protestën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndaj shitjeve të aeroplanëve F-35 në Turqi, duke thënë të hënën se “askush” nuk i dikton shitjet përveç tij.

Trump më parë këtë muaj tregoi se po shqyrtonte lejimin e shitjeve të aeroplanëve luftarakë në Turqi, diçka që aktualisht është kundër ligjit të SHBA-së për shkak të posedimit të mbrojtjes ajrore të prodhuar në Rusi nga Turqia, transmeton Telegrafi.

“Ai është një mik i imi dhe askush nuk më tregon se çfarë duhet t’i shesim”, tha Trump për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke shtuar se Turqia ka qenë një “aleat i jashtëzakonshëm”.

Trump pranoi se “Turqia nuk është një fanse e madhe e Izraelit”.

Trump, i cili pritet të takohet me Netanyahun në Uashington këtë javë, tha se ndërsa të dy janë “shumë afër” në të njëjtën faqe në lidhje me Iranin, ka “një ndryshim të vogël”.

“Kemi një ndryshim të vogël, por mjaft afër”, tha Trump. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.