KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ivanka Trump tërheq vëmendjen në Kosta Rika, shfaqet me kostum banje teksa bën sërf

Ivanka Trump tërheq vëmendjen në Kosta Rika, shfaqet me kostum banje teksa bën sërf

Ivanka Trump shfaqet me kostum banje të zi teksa shijon sërfin në Kosta Rika

Ivanka Trump është fotografuar duke shijuar valët në Kosta Rika, ku tërhoqi vëmendjen me një kostum banje të zi njëpjesësh dhe një bluzë noti të bardhë me jakë.

Vajza e presidentit amerikan, 44 vjeçe, u shfaq në formë të mirë teksa qëndronte mbi dërrasën e sërfit dhe përpiqej të ruante ekuilibrin.

Në disa prej momenteve të kapura nga fotografët, Ivanka shihet duke sërfuar me krahët e hapur, ndërsa në një moment humbi ekuilibrin dhe përfundoi në ujë, shkruan DailyMail.

Megjithatë, ajo dukej në humor të mirë dhe e priti situatën me buzëqeshje.

Pushimet në Kosta Rika vijnë pas një vere të mbushur me udhëtime për Ivankën. Ajo ka kaluar kohë në Hamptons me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, ka udhëtuar drejt Bahamas dhe ka shijuar edhe një udhëtim në Islandë me familjen.

Së fundmi, Ivanka ka ndarë në rrjetet sociale edhe fotografi nga këto pushime, ku shfaqet me kostume banje dhe veshje verore.

Në një prej fotografive nga Islanda, ajo pozoi në një spa së bashku me bashkëshortin, ndërsa në një tjetër dyshja shihet duke shijuar kohën në një jaht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.