KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Italia rikthehet te energjia bërthamore pas gati 40 vitesh

Italia rikthehet te energjia bërthamore pas gati 40 vitesh

Senati italian ka miratuar të mërkurën një ligj që mundëson rikthimin e energjisë bërthamore në vend, gati katër dekada pasi katastrofa e Çernobilit ndikoi në braktisjen e programit bërthamor të Italisë.

Ligji u miratua me 81 vota pro, 51 kundër dhe shtatë abstenime, shkruan ap.

Për qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe përmbushjes së objektivave klimatike.

Ligji, i miratuar më herët edhe nga Dhoma e Deputetëve, krijon kuadrin ligjor për teknologjitë e reja bërthamore.

Qeveria do të ketë tani 12 muaj kohë për të nxjerrë rregulloret zbatuese, të cilat do të përcaktojnë procedurat për licencimin e reaktorëve, standardet e sigurisë, menaxhimin e mbetjeve radioaktive dhe kriteret për përzgjedhjen e lokacioneve të ardhshme.

Me këtë vendim, Italia nis rikthimin te energjia bërthamore, të cilën qytetarët e kishin refuzuar në dy referendume, pas katastrofës së Çernobilit në vitin 1986 dhe aksidentit në Fukushima në vitin 2011. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.