KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Italia ngrit alarmin, ushtria zbarkon në rrugët e qyteteve kryesore

Italia ngrit alarmin, ushtria zbarkon në rrugët e qyteteve kryesore

Autoritetet në Itali kanë ngritur nivelin e sigurisë në shkallën më të lartë, duke vendosur qindra ushtarë shtesë në qytetet kryesore, mes frikës për shpërthimin e një vale të re dhune pas përleshjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë fundjavën e kaluar.

Një seri protestash janë paralajmëruar të mbahen në Milano, Romë, Torino, Napoli dhe qendra të tjera urbane.

Qytetarët po shprehin pakënaqësi të thellë ndaj rritjes së kostove të jetesës, pagave të ulëta, shpenzimeve ushtarake dhe politikave të përgjithshme qeveritare, raporton euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

Fokusi kryesor mbetet në Milano, qytet i cili ndodhet në gatishmëri të plotë pas trazirave të dhunshme të 17 dhe 18 tetorit, ku përleshjet me forcat e rendit, aktet e vandalizmit dhe plaçkitjet lanë dëme të konsiderueshme materiale në qendër të qytetit.

Për të menaxhuar situatën, qeveria e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni ka urdhëruar dërgimin e 500 ushtarëve shtesë vetëm në Milano, me qëllim përforcimin e trupave që veçse ndodhen në terren.

Përveç pranisë së shtuar ushtarake, autoritetet kanë aktivizuar mbikëqyrjen nga ajri përmes dronëve, kontrolle rigoroze në stacionet hekurudhore, si dhe kanë vendosur njësi të reagimit të shpejtë për të neutralizuar çdo përshkallëzim të mundshëm.

Paralelisht me masat në terren, policia italiane ka zhvilluar mbi 150 kontrolle dhe bastisje në Milano, Monza dhe në rreth 20 qytete të tjera, në kuadër të hetimeve për trazirat e ditëve të kaluara.

Në shënjestër të këtyre operacioneve kanë qenë personat e dyshuar për përfshirje në akte dhune, mes të cilëve raportohet të ketë edhe studentë e të mitur.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.