KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Italia miraton ligje më të rrepta kundër trazirave pas dhunës në Milano

Italia miraton ligje më të rrepta kundër trazirave pas dhunës në Milano

Të martën, Italia miratoi një sërë masash sigurie, të cilat përfshijnë një vepër të re penale për pjesëmarrje të dhunshme në demonstrata, dënime më të ashpra për pjesëmarrësit në trazira, si dhe përgjegjësi financiare për prindërit, fëmijët e të cilëve përfshihen në akte vandalizmi dhe plaçkitjeje.

Ky vendim vjen pas trazirave që përfshinë qytetet e Italisë gjatë fundjavës, përfshirë Milanon, ku grupe të rinjsh shkaktuan kaos, duke thyer dritare, duke plaçkitur dyqane dhe duke sulmuar policinë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

"Nuk ka asgjë revolucionare te vandalizmi dhe vjedhja. Vandalizmi dhe vjedhja nuk janë protestë; ato janë kriminalitet", deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetet sociale.

Sipas Reuters, si pjesë e kësaj pakete, e cila hyn në fuqi menjëherë, kushdo që merr pjesë në një grup prej të paktën pesë personash dhe rrezikon sigurinë publike gjatë protestave, përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë maksimale prej 20,000 eurosh.

Dënimet ashpërsohen nëse personat e përfshirë i kanë fytyrat të mbuluara ose nëse shkaktohen lëndime ndaj të tjerëve. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.