KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit

Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Takimi, i cili ishte i pari mes tyre, u fokusua në diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët, përfshirë punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u vlerësua rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe avancimit të punës së institucioneve të drejtësisë.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, theksoi se misioni evropian do të vazhdojë të jetë i angazhuar në mbështetjen e punës dhe përkushtimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.