KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit: ShSKUK, në gjendje katastrofale

Ismaili i kërkon Vitisë shkarkimin e Elviz Azizit: ShSKUK, në gjendje katastrofale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), gjatë interpelancës në Kuvendin e Kosovës për mungesën e barnave onkologjike.

Ismaili ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që të ndërmarrë masa ndaj drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizit, ta largojë nga pozita, transmeton Klankosova.tv

“Drejtorin e ShSKUK-së, si të dilni prej këtu, të inicioni dhe ta largoni prej aty. Në të kundërtën, heshtja, mbrojtja, neglizhimi, po ju bën përgjegjës edhe juve”, ka deklaruar Ismaili.

Ai ka thënë se gjendja në ShSKUK është katastrofale, duke pretenduar se përgjegjësit po mbrohen nga politika.

“Kuptojeni drejtë, situata në sektorin e shëndetësisë, ku ministrat dalin dhe lavdërohen pa marrë përgjegjësi, nuk është e tillë që, nën hundën e Parlamentit dhe Qeverisë, dikush të ketë pushtetin të abuzojë me kontrata dhe të jetë i mbrojtur politikisht.

ShSKUK-ja është në gjendje katastrofale. Po ju lus, të gjithë deputetët, të mos reagojmë vetëm në momentet kur vdes një grua dhe pastaj të çohemi e të flasim. Duhet të gjejmë edhe momente si ky, për t’i larguar nga qeveria njerëzit që abuzojnë me paratë publike.” /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.