Këngëtarja Adelina Ismaili ka mbështetur nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci pas deklaratës “shtatzënia pa burra”.
Ismaili përmes një postimi në Instagram i ka drejtuar disa fjalë për Bogujevcin.
Ajo ka thënë se është e lumtur që Bogujevci do të shijoj ndjenjën e të qenit nënë.
“E dashur mikja ime. Jam e lumtur që do ta shijosh ndjenjën më të bukur në botë, të qenit NËNË. Ti që ke mposhtur vdekjen po sjell një jetë të re. Dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të dua.” – ka shkruar këngëtarja.