KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Islami: Kërcënimi ndaj Kurtit të trajtohet si pjesë e “luftës hibride” kundër Kosovës

Islami: Kërcënimi ndaj Kurtit të trajtohet si pjesë e “luftës hibride” kundër Kosovës

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas publikimit të një mesazhi kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Islami ka thënë se sot është publikuar një kërcënim nga organizata “BRIGADAT E VERIUT – Severna Brigada”, ku thuhet: “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Sipas tij, nuk është hera e parë që adresohen kërcënime të tilla ndaj kryeministrit, por në rrethanat aktuale – kur, siç është shprehur, ka deklarata dhe kërcënime të shpeshta nga krerë të shtetit serb, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, shefin e Shtabit të Përgjithshëm Mojsiloviq dhe BIA-n – ky kërcënim duhet të trajtohet si pjesë e “koordinimit dhe sinkronizimit të luftës hibride” kundër Kosovës.

Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse ta trajtojnë rastin me seriozitet të plotë dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.