Policia e Kosovës njofton për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur më 02.10.2026 – 10:20.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, me veturë ka goditur në dorë zyrtarin policor dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur. Zyrtarët policorë ishin në asistenca të inspektorëve komunal për rrënimin e objektit të të dyshuarit”, thuhet në raport.
I dyshuari tjetër mashkull kosovar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/