KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ish-zyrtarja e Pentagonit: Izraeli po pengon procesin e paqes SHBA-Iran

Ish-zyrtarja e Pentagonit: Izraeli po pengon procesin e paqes SHBA-Iran

Një ish-zyrtare e Pentagonit ka deklaruar se sulmet izraelite në Liban po përbëjnë pengesën kryesore në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pavarësisht interesit të deklaruar të të dyja palëve për dialog.

Alia Awadallah, ish-zyrtare e mbrojtjes në Pentagon, në një intervistë për Sky News, tha se ekziston një “pengese e madhe” në negociatat SHBA–Iran, por ajo nuk lidhet drejtpërdrejt me asnjërën nga këto vende.

Sipas saj, veprimet e vazhdueshme ushtarake të Izraelit në Liban po ndikojnë negativisht në dinamikën diplomatike në Lindjen e Mesme dhe nga këndvështrimi i Teheranit.

Megjithatë, ajo shprehu optimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve.

Sipas Awadallah, si Uashingtoni ashtu edhe Teherani kanë treguar gatishmëri për të vijuar procesin diplomatik, ndërsa armëpushimi, pavarësisht shkeljeve të raportuara, mbetet zyrtarisht në fuqi sipas deklarimeve të Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë arritur javë më parë një armëpushim pa afat të caktuar pas disa javë lufte. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.