KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ish-ylli i Romës sulmon ashpër Viniciusin: Ai nuk është një superyll, Rodrygo është më i mirë

Ish-ylli i Romës sulmon ashpër Viniciusin: Ai nuk është një superyll, Rodrygo është më i mirë

Gjatë një interviste para përballjes mes Romës dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit, Antonio Cassano, ka kritikuar ashpër Vinicius Juniorin, duke vlerësuar se bashkëlojtari i tij, Rodrygo, është futbollist më i mirë.

Në intervistën për AS, italiani ka folur edhe për trajnerët e dy skuadrave dhe ka dhënë mendimin e tij për lojtarët e Real Madridit.

Ish-sulmuesi i Romës dhe Real Madridit, Antonio Cassano, ka kritikuar ashpër Vinicius Juniorin para përballjes mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve, duke deklaruar se braziliani nuk është një superyll dhe se bashkëlojtari i tij, Rodrygo, është shumë më i mirë.

Në një intervistë për AS, italiani dha një vlerësim të drejtpërdrejtë për sulmuesin e Real Madridit, duke vënë në pikëpyetje edhe arsyen pse ai merr më shumë vëmendje sesa Rodrygo.

“Vinicius është thjesht një lojtar i mirë. Sipas mendimit tim, Rodrygo është shumë më i mirë. Nuk e kuptoj pse flitet shumë më tepër për Viniciusin sesa për bashkëlojtarin e tij”.

“Nëse Vinicius nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, nuk ka shumë alternativa të tjera në lojën e tij. Për më tepër, ai nuk është veçanërisht efikas në finalizimin e aksioneve. Shënon gola, por nuk është një superyll”, deklaroi Cassano.

Ish-futbollisti italian shkoi edhe më tej, duke thënë se Rodrygo duhet të ketë përparësi në formacion nëse është në gjendje të mirë fizike.

“Mendoj se nëse Rodrygo është i gatshëm, duhet të jetë ai titullar në vend të Viniciusit. Më pëlqen shumë më tepër dhe mezi pres rikthimin e tij”, shtoi ai.

Por kritikat e Cassanos nuk u ndalën vetëm te Vinicius. Në të njëjtën intervistë, ai foli edhe për trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, duke e krahasuar me Gian Piero Gasperinin, trajnerin e Romës.

Cassano u shpreh se Real Madridi do të fitonte me rezultat 10-0 nëse Gasperini do të ishte në stol, ndërsa kritikoi Mourinhon për mënyrën se si e sheh futbollin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.