KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ish-ylli i Realit paralajmëron Mourinhon për tensionet mes Mbappes, Vinicius dhe Bellinghamit

Ish-ylli i Realit paralajmëron Mourinhon për tensionet mes Mbappes, Vinicius dhe Bellinghamit

Emmanuel Adebayor beson se problemet e Real Madridit shkojnë përtej çështjeve taktike, duke vënë në pah vështirësinë e menaxhimit të një dhome zhveshjeje të mbushur me disa prej futbollistëve më të mëdhenj në botë.

Ish-sulmuesi i Real Madridit e njeh mirë situatën, pasi gjatë huazimit të tij në vitin 2011 luajti përkrah Cristiano Ronaldos, Karim Benzemas dhe Gonzalo Higuainit.

Sot, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë ndër figurat kryesore të skuadrës madrilene dhe Adebayor beson se menaxhimi i personaliteteve të tyre është po aq i rëndësishëm sa edhe vendosja e duhur taktike.

“Kur ke lojtarë si Mbappe, Vinicius dhe Jude Bellingham, është problem i egos. Mos u mashtroni, ata po përpiqen të tregojnë në televizion se kanë një mirëkuptim të mirë mes tyre, por kjo nuk funksionon çdo ditë”.

“Kur ke Mbappen dhe Viniciusin, ti je njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Është mjaft e vështirë të të tregojnë se çfarë duhet të bësh”.

Adebayor e di nga përvoja se sa e ndërlikuar mund të jetë menaxhimi i një skuadre të mbushur me yje, pasi gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu” ndau repartin ofensiv me disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.