KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-princi Andrew padit policinë për arrestimin në lidhje me Epstein

Ish-princi Andrew padit policinë për arrestimin në lidhje me Epstein

Ish-princi britanik Andrew Mountbatten-Windsor, i cili mori vëmendje të madhe mediatike tetë muaj më parë, i kërkoi gjykatësit të përcaktonte nëse sjellja e oficerëve të policisë ndaj tij ishte e ligjshme, raportoi gazeta britanike Telegraph.

Ai kërkoi një shqyrtim gjyqësor të urdhrave të kërkimit që i lejuan policisë të bastiste shtëpinë e tij në pronën Sandringham dhe ish-rezidencën e tij Royal Lodge në Windsor.

Kjo është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore ka sfiduar ligjshmërinë e procedurave penale kundër tij që nga gjyqi i Charles I në vitin 1649.

Gazeta Telegraph pohon se një seancë dëgjimore e mbyllur në Gjykatën e Lartë do të mbahet më vonë këtë javë për të vendosur mbi publikimin e disa dokumenteve gjyqësore në lidhje me këtë shqyrtim gjyqësor.

Ish-princi u arrestua në shkurt në pronën e tij në Marsh Farm në Norfolk, në ditëlindjen e tij të 66-të, pas publikimit të materialeve në dosjet e Epstein që sugjeronin se ai mund të ketë ndarë informacione të ndjeshme me shkelësin e dënuar për krime seksuale, Jeffrey Epstein, ndërsa ai ishte i dërguari tregtar i Mbretërisë së Bashkuar midis viteve 2001 dhe 2011.

Pasi u dërgua në stacionin e policisë së Aylsham, ai u mor në pyetje për gati 12 orë nën dyshimin për shpërdorim detyre.

Ish-princi dyshohet se i ka përcjellë Epstein raportet e vizitave të tij në Hong Kong, Singapor, Vietnam dhe Kinë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.