KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ish lojtari i Al Nassr trondit: Cristiano Ronaldo agjëroi për dy ditë për të përjetuar atë që ndjenjë myslimanët

Ish lojtari i Al Nassr trondit: Cristiano Ronaldo agjëroi për dy ditë për të përjetuar atë që ndjenjë myslimanët

Një ish-lojtar i Al Nassr ka zbuluar një detaj të pazakontë nga koha e Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite, duke theksuar kureshtjen dhe respektin e portugezit për kulturën lokale.

Duke folur në podcastin “Thmanyah Sports”, Shaye Sharahili tregoi se Ronaldo kishte vendosur të agjëronte gjatë Ramazanit vitin e kaluar, pavarësisht se nuk është mysliman.

“Vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo provoi të agjërojë me lojtarët myslimanë të Al Nassr gjatë Ramazanit. Ai agjëroi për dy ditë për të përjetuar se çfarë ndjejnë myslimanët gjatë agjërimit”, tha Sharahili.

Anekdota u bë publike në kohën kur Ramazani ka nisur për besimtarët myslimanë në mbarë botën, periudhë që shpesh hap debat në futboll për ndikimin e agjërimit te performanca dhe rutina e lojtarëve.

Në Arabinë Saudite, megjithatë, kjo çështje është minimale, pasi shumica e futbollistëve agjërojnë dhe liga përshtat oraret e stërvitjeve dhe ndeshjeve për t’i akomoduar.

Vendimi i Ronaldos për t’u bashkuar — edhe për pak ditë — u pa brenda klubit si një gjest respekti dhe hapjeje, duke theksuar edhe një herë profesionalizmin dhe përshtatshmërinë e veteranit portugez jashtë fushës./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.