Ish-kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ka kritikuar Parlamentin slloven për mos hetim të një skandali financiar dhe dyshimeve për korrupsion, që lidhen me kompaninë furnizuese energjetike GEN-i.
Jansha ka thënë se shkaku i kompanisë GEN, Sllovenia është në kryetitujt e mediave jashtë vendit.
“Me sa duket, të gjitha parlamentet në Ballkan do të krijojnë komisione hetimore për dyshimet për korrupsion në lidhje me GEN-i dhe jo Asamblenë Kombëtare Sllovene”, ka shkruar Jansha në Twitter.
Ko @vladaRS vrne 🇸🇮 na naslovnice v tujini.
Očitno bodo vsi parlamenti na Balkanu prej ustanovili preiskovalne komisije o sumih korupcije v povezavi z #GENi kot pa slovenski @Drzavnizbor.
Že od maja zaman čakamo na 3 obljubljene podpise obkoalicijske @NovaSlovenija. #vinjeta pic.twitter.com/Bl3jqdXwto
— Janez Janša (@JJansaSDS) January 17, 2023
Ai kë thënë se “që nga muaji maj kot i presim 3 nënshkrimet e premtuara të koalicionit Nova Slovenija”.