Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Kosova duhet të hapë zyrë ndërlidhëse në Kiev të Ukrainës.
Ish-kryediplomatja kosovare thotë se Ministria e Jashtme e Kosovës duhet të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës, që të fillojë bisedimet, meqë tani edhe Shqipëria e hapi ambasadën atje.
“Edhe pas 2 vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
“Për shembull, MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka apo Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev, sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin anti-Rusi”.
“Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar”.