Ish-gruaja e Eminem, Kim Scott, duket e panjohur në një foto të re nga policia.
Ajo u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
E njëjta u dërgua në burgun e Qarkut Macomb në Mt. Clemens në Michigan.
Kim Scott në vitin 2007
Page Six raportoi se u arrestua vetëm tre ditë pasi u paraqit në gjykatë për akuza të ngjashme.
Detektivi Joseph Feld i Departamentit të Policisë së Chesterfield Township i tha TMZ se KIm Scott dyshohet se goditi një makinë ndërsa po ngiste makinën pranë Detroitit.
Nuk pati raportime për lëndime dhe që atëherë ajo është liruar.
Të hënën e kaluar, u paraqit në gjykatë për t’u deklaruar fajtore për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe mosraportimin e një aksidenti që ndodhi në shkurt.
Gjatë incidentit, dyshohet se është përplasur me një makinë të parkuar ndërsa po çonte për pazar djalin e saj adoleshent Parker dhe miqtë e tij.
Gjatë dy dekadave të fundit, Kim është arrestuar disa herë, kryesisht për abuzim me substanca, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe shkelje të rregullave të trafikut.
Eminem dhe ajo u martuan në vitin 1999 dhe u divorcuan dy vjet më vonë.
Ata u martuan përsëri në vitin 2006 dhe ai paraqiti kërkesë për divorc tre muaj më vonë. /Telegrafi/