Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi, ka lëshuar kritika të ashpra për gjendjen aktuale te klubi bardhezi, duke theksuar se problemi kryesor i skuadrës qëndron në mungesën e një trajneri të vërtetë në stol.
Në një prononcim për Tuttomercatoweb.com, Moggi ka analizuar paraqitjen e dobët të ekipit, duke theksuar se futbollistët e "Zonjës së Vjetër" nuk u shfaqën fare në fushë, transmeton Klankosova.tv.
Nuk do të thosha se skuadra dje luajti keq, pajtohem më shumë me idenë se ata thjesht nuk luajtën fare. Të flasësh për ndeshjen që zhvilluan është e pavend, ata nuk zbritën fare në fushë. Nëse dëgjohen deklaratat e Bremerit, kuptohet qartë situata në të cilën ndodhet ekipi; pjesa tjetër duhet t'u kërkohet atyre që drejtojnë dhe jo mua", u shpreh Moggi.
Ish-drejtuesi i njohur italian vuri theksin te roli i timonierit në pankinë dhe gabimet individuale në mbrojtje.
Mungon trajneri, ky është problemi themelor. Nëse ai e thotë këtë publikisht, ka të drejtë. Sa i përket Bremerit, për mendimin tim ai bëri një gabim trashanik te goli i tretë: e shoqëroi lojtarin kundërshtar për 500 metra dhe e la të godasë. Secili mendon vetëm për interesin e vet", përfundoi Moggi.

