Një rast i dhunës në familje dhe kanosjes është raportuar në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 8 nëntor 2026, një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, shtetas kosovar që jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale i ka dërguar asaj dhe familjarëve të saj mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim nga policia.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
“DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE. Prishtinë 08.11.2026 – NN. Është raportuar se ish-bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, i cili jeton jashtë vendit, përmes rrjeteve sociale i ka dërguar asaj dhe familjarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese. Viktima ka kërkuar urdhërmbrojtës, ndërsa i dyshuari është futur në kërkim të policisë. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

