Alina Habba, ish-avokatja personale e presidentit amerikan Donald Trump, është martuar me miliarderin turk Turhan Mildon në një ceremoni madhështore në hotelin “Waldorf Astoria” në New York.
Sipas vlerësimeve të publikuara nga “New York Post”, organizimi i dasmës ka kushtuar rreth 8.8 milionë euro.
Salla u dekorua me rreth 900 mijë lule të ardhura nga vende të ndryshme të botës, ndërsa çifti shkëmbeu betimet përpara një aranzhimi të madh me trëndafila të bardhë dhe rozë.
Foto: Instagram
Pjesë e ceremonisë ishte edhe vallëzimi i parë i çiftit, nën tingujt e këngës “Hier Encore”, të interpretuar nga një këngëtar francez i angazhuar posaçërisht për këtë rast.
Habba ndërroi tri fustane gjatë mbrëmjes.
Foto: Instagram
Fillimisht veshi një fustan të bardhë me detaje dantelle dhe bisht të gjatë, më pas një fustan të gjatë me shkëlqim, teksa për pjesën e festës zgjodhi një fustan të shkurtër të bardhë me temina.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe disa figura të njohura nga rrethi politik i Trumpit dhe personazhe të tjera publike, përfshirë ish-boksierin Mike Tyson, drejtorin e FBI-së Kash Patel dhe prokurorin federal amerikan Todd Blanche.
Pas dasmës performoi reperi Nelly.
Foto: Instagram
Për organizimin e festës u angazhua kompania “YSD Events”, derisa atmosfera u shoqërua edhe me performancën e një orkestre prej 30 anëtarësh.
Fëmijët e Habbas, Chloe dhe Luke, qëndruan pranë çiftit gjatë pjesës më të madhe të mbrëmjes.
Foto: Instagram
Habba dhe Mildon u njohën më herët gjatë këtij viti në një event në Kennedy Center.
Për Habban, kjo është martesa e tretë. Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj e parë me avokatin Matthew Eyet. /Telegrafi/
Foto: Instagram