KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Iseni: Interesimi i shqiptarëve për Shkollën e Policisë “7 Maji” ka qenë i ulët

Iseni: Interesimi i shqiptarëve për Shkollën e Policisë “7 Maji” ka qenë i ulët

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka reaguar ndaj kritikave të opozitës për përfaqësimin e shqiptarëve në Shkollën e Mesme Policore “7 Maji”.

Iseni nuk tregon se sa kandidatë shqiptarë ka pasur në konkurs, por thotë se numri i kandidatëve shqiptarë të interesuar ka qenë shumë i ulët.

“Çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sigurisë është përgjegjësi që e marrim seriozisht. Për këtë arsye, çdo proces që ndikon në përfaqësimin e shqiptarëve duhet të trajtohet me transparencë, përgjegjësi dhe mbi bazën e fakteve, e jo të shfrytëzohet për përfitime politike. Pas 26 vitesh, Akademia Policore po rikthehet. Që nga fillimi, ne kemi bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shumë të rinj shqiptarë të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Por sot duhet të flasim me fakte, jo me propagandë”.

“Interesimi i shqiptarëve për këtë konkurs nuk ka qenë afër pritshmërive tona. Edhe nga ata që kanë aplikuar, një numër nuk janë paraqitur në fazën e testimit, duke u tërhequr faktikisht nga gara. Prandaj, është e pandershme politikisht të thuhet se shqiptarët janë “përjashtuar”, pa treguar sa kanë aplikuar, sa kanë vazhduar procesin dhe sa kanë plotësuar kriteret e përcaktuara. Ne nuk do të lejojmë që një proces institucional të shfrytëzohet për të krijuar ndjenjën e përjashtimit te qytetari shqiptarë. Luftojmë për përfaqësim real, mundësi të barabarta dhe qasje të drejtë në çdo institucion. BDI-së i them: Mos e përdorni interesin e shqiptarëve për politikë ditor”, ka shkruar Iseni.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.