KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irlanda shtyn konferencën për media para duelit me Izraelin, rriten dyshimet për ndeshjen

Irlanda shtyn konferencën për media para duelit me Izraelin, rriten dyshimet për ndeshjen

Irlanda ka shtyrë konferencën për media para duelit të së dielës ndaj Izraelit, në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Heimir Hallgrimsson do të përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, të dielën nga ora 20:45.

Shtyrja e konferencës vjen në një periudhë të tensionuar, pasi në Irlandë ka pasur thirrje të shumta që ekipi kombëtar të mos luajë ndaj Izraelit për shkak të luftës në Gaza.

Mbështetja për Palestinën ka qenë e madhe në vend, ndërsa Federata Irlandeze e Futbollit ka pranuar se ekziston një shqetësim i madh rreth këtyre ndeshjeve.

Hallgrimsson dhe një futbollist ishte planifikuar të paraqiteshin para gazetarëve nga ora 10:15, para stërvitjes së skuadrës. Megjithatë, konferenca u shty dhe Irlanda nuk u paraqit as në qendrën stërvitore.

Deri më tani nuk ka pasur njoftim se kur do të mbahet konferenca.

Irlanda e nisi këtë edicion të Ligës së Kombeve me humbje, pasi të enjten në Prishtinë u mposht nga Kosova me rezultat 1:0.

Përballja ndaj Izraelit pritet të zhvillohet nën vëmendje të madhe, për shkak të situatës politike dhe thirrjeve për bojkot të ndeshjeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.