KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Iranianët tregojnë mendimin e tyre për luftën me SHBA-në dhe Izraelin

Iranianët tregojnë mendimin e tyre për luftën me SHBA-në dhe Izraelin

Iranianët në Teheran kanë folur për luftën e vazhdueshme me SHBA-në dhe Izraelin, me njërin që thotë se nuk ka kuptim një armëpushim nëse ai nuk sjell një fund të plotë të konfliktit.

Ali Akbar Hosseini, një shitës librash, tha se nëse SHBA-të “duan të japin armëpushim, duhet ta japin atë, sepse kanë sjellë pajisjet e tyre nga ana tjetër e botës në këtë anë të botës”.

“Qëllimi i tyre është të ndryshojnë sistemin tonë dhe unë e konsideroj një gjë të tillë të pamundur”, deklaroi Hosseini.

“Kjo varet nga njerëzit, nëse e duan apo jo. Nëse njerëzit e duan këtë, nuk ka nevojë për luftë; ata mund të mbajnë lehtësisht një referendum dhe të përcaktojnë nëse e duan apo jo”, shtoi ai.

Një tjetër banor i Teheranit, i cili u emërua si Jabbari, tha se iranianët duan që lufta të mbarojë, në vend që të ketë një armëpushim.

“Ne duam patjetër që lufta të mbarojë, por jo që gjashtë muaj më vonë të fillojë përsëri. Lufta duhet të përparojë deri në një pikë që krijon një zgjidhje në mënyrë që e njëjta situatë të mos përsëritet”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.