KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Iranianët mundohen ta rrëzojnë me armë zjarri helikopterin amerikan Blackhawk

Iranianët mundohen ta rrëzojnë me armë zjarri helikopterin amerikan Blackhawk

Burra të armatosur iranianë qëlluan mbi helikopterët amerikanë Blackhawk që po kryenin një operacion kërkim-shpëtimi për pilotët e aeroplanit F-15 të rrëzuar, tregon një video e verifikuar nga NBC News.

Videoja, e cila u shpërnda në mediat sociale, tregon tre burra me këmisha të bardha dhe pantallona të zeza që dalin nga një makinë pranë një fushe në jugperëndim të Iranit.

Ndërsa një helikopter fluturon afër tokës, burrat hapin zjarr me atë që duket të jenë pushkë automatike, shkruan skynews.

Personi që po filmon pastaj lëviz kamerën majtas për të treguar një helikopter të dytë, ndaj të cilit burrat vazhdojnë të qëllojnë.

“Një helikopter amerikan dhe kjo është forca ushtarake”, thotë personi që po filmon duke lëvizur majtas. “Gjuaj, gjuaj. Shumë mirë! Gjuaj”.

Ndryshe, brenda 24 orëve dy aeroplanë amerikanë janë rrëzuar në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.