KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani thotë se po “rishikon” negociatat pas sulmeve të SHBA-së

Irani thotë se po “rishikon” negociatat pas sulmeve të SHBA-së

Teherani po “rishikon” negociatat me Shtetet e Bashkuara në dritën e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mbrëmë, u citua të thoshte zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei.

Baghaei akuzoi SHBA-në dhe Izraelin për “shkelje të përsëritura të armëpushimit” dhe tha se diplomacia nuk mund të “zhvillohet në një vakum”, duke shtuar se “një mjedis minimal në të cilin diplomacia mund të funksionojë” është i nevojshëm që negociatat të përparojnë, transmeton Telegrafi.

“Fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara po e minojnë këtë proces përmes mesazheve kontradiktore, ndryshimeve të shpeshta në pozicionet dhe kërkesat e tyre, si dhe shkeljeve të përsëritura të armëpushimit”, tha ai, duke shtuar se Izraeli ka treguar gjithashtu keqbesim me sulme të përsëritura në Liban.

Në shkëmbimin e fundit të zjarrit, Irani mbrëmë tha se nisi sulme hakmarrëse ndaj objektivave amerikane në rajon pasi u vu nën zjarr të SHBA-së.

Ushtria amerikane tha se kishte përfunduar sulmet kundër Iranit që tha se ishin në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.