KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani thotë se gjatë luftës me SHBA-në dhe Izraelin u shkatërruan 20 deri në 30 aeroplanë

Irani thotë se gjatë luftës me SHBA-në dhe Izraelin u shkatërruan 20 deri në 30 aeroplanë

Gjatë luftës së Iranit me SHBA-në dhe Izraelin u shkatërruan nga 20 deri në 30 aeroplanë, deklaroi kreu i kompanisë shtetërore ajrore kombëtare të vendit, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim.

Taher Abdolhai, drejtor ekzekutiv i “Iran Air”, e njohur edhe si HOMA, tha në një konferencë për media se Iranit i nevojiten rreth 1.000 aeroplanë pasagjerësh, por aktualisht ka vetëm rreth 300.

“Prej tyre, para luftës ishin funksionalë nga 130 deri në 140 aeroplanë ndërsa gjatë konfliktit u shkatërruan nga 20 deri në 30”, tha ai.

Abdolhai tha se gjatë luftës u vunë në shënjestër nga 70 deri në 80 aeroplanë.

Ai pretendoi se sulmet izraelite shkaktuan dëme veçanërisht të rënda në aeroplanët e “Iran Air”, duke thënë se disa aeroplanë të kompanive të tjera u goditën nga raketa të vetme ndërsa një aeroplan i kompanisë së tij u shkatërrua plotësisht.

Kreu i kompanisë ajrore theksoi se sanksionet dhe kufizimet ndërkombëtare e kanë dobësuar gradualisht veprimtarinë e “Iran Air”, duke zvogëluar flotën funksionale dhe duke kufizuar qasjen në linjat ajrore fitimprurëse.

Ai përmendi vështirësitë në sigurimin e pjesëve rezervë, kufizimet financiare dhe problemet me personelin si pengesa kryesore me të cilat përballet kompania.

Abdolhai tha se “Iran Air” ka më shumë se 9.000 punonjës, duke theksuar nevojën për rritjen e efikasitetit, ndërsa numri i aeroplanëve funksionalë po zvogëlohet.

Ai kundërshtoi privatizimin e kompanisë kombëtare ajrore, duke argumentuar se “Iran Air” u shërben interesave strategjike kombëtare përtej aviacionit komercial.

Deklaratat vijnë në një kohë kur pasojat e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit vazhdojnë të ndihen.

Konflikti ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën ushtarake dhe civile të vendit.

Sanksionet amerikane kanë kufizuar qasjen e Iranit në aeroplanë të rinj, pjesë rezervë, shërbime mirëmbajtjeje dhe financim ndërkombëtar.

Tërheqja e Washingtonit nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018 dhe rivendosja e sanksioneve penguan blerjen e aeroplanëve nga “Boeing” dhe “Airbus”, duke lënë disa aeroplanë jashtë përdorimit dhe duke rritur kostot e mirëmbajtjes. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.