KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit.

Kështu, siç raportojnë mediat botërore, përcjell Telegrafi, ka thënë një burim pranë ekipit negociator iranian për agjencinë shtetërore të lajmeve Mehr.

Burimi shtoi se në Teheran po zhvillohen diskutime mbi tekstin përfundimtar të marrëveshjes.

Ata shtuan se Irani po e shqyrtonte propozimin me kujdes, duke përsëritur pikëpamjet rreth mosbesimit të vendit ndaj palës amerikane.

“Bazuar në përvojat e mëparshme, Irani po kërkon përfitime të prekshme dhe reale”, citohet të ketë thënë burimi.

Kjo vjen ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë, përfshirë midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut për situatën në Liban.

Siç është raportuar më herët, presidenti amerikan po humbet durimin me kryeministrin izraelit, me pikëpamjen e kompromentimit të bisedimeve të paqes me Iranin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.