KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi – Pakistani i del në ndihmë

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi – Pakistani i del në ndihmë

Pakistani ka hapur gjashtë rrugë tokësore tranziti për mallrat e destinuara për Iranin, pasi mijëra kontejnerë mbetën të bllokuar në portet e Karachit dhe Gwadarit për shkak të vonesave të lidhura me Ngushticën e Hormuzit.

Ministria e Tregtisë së Pakistanit nxori më 25 prill një urdhër që hyri menjëherë në fuqi. Me këtë vendim u formalizua një korridor rrugor përmes Pakistanit, me qëllim uljen e mbingarkesës në transportin e mallrave dhe mundësimin e kalimit të tyre nga vendet e treta drejt Iranit.

Sipas këtij urdhri, mallrat me origjinë nga shtete të tjera mund të transportohen nëpër territorin pakistanez dhe të dërgohen me rrugë tokësore në Iran, raporton skynews.

Ky hap vjen në një kohë kur vëmendja ndërkombëtare është përqendruar te Ngushtica e Hormuzit, një rrugë detare me rëndësi të madhe për tregtinë globale.

Që nga fillimi i konfliktit para dy muajsh, rreth 3000 kontejnerë iranianë kanë mbetur në portet pakistaneze të Karachit dhe Gwadarit.

Gjashtë rrugët e përcaktuara lidhin portet kryesore të Pakistanit – Karachi, Port Qasim dhe Gwadar – me dy pika kufitare drejt Iranit, Gabd dhe Taftan, përmes provincës jugperëndimore të Baluchistanit, e cila kufizohet me Iranin.

Njoftimi i Ministrisë së Tregtisë së Pakistanit bazohet në një marrëveshje mes Islamabadit dhe Teheranit nga viti 2008, e cila lejon transportin rrugor të mallrave dhe pasagjerëve. Irani deri më tani nuk i ka përdorur këto rrugë, pasi në tregti është mbështetur kryesisht në portet e veta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.