KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani paraqet kërkesat para ndërmjetësve pakistanez për ofertën e SHBA-së

Irani paraqet kërkesat para ndërmjetësve pakistanez për ofertën e SHBA-së

Irani ka shpalosur kërkesat dhe shqetësimet para ndërmjetësve pakistanezë në lidhje me propozimet e Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur për Reuters një burim i përfshirë në bisedime.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragchi, mbërriti gjatë natës në Islamabad, ku këtë mëngjes zhvilloi takime me shefin e ushtrisë së Pakistanit, si dhe me ministrin e Brendshëm dhe atë të Jashtëm të vendit.

Ndërkohë, për këtë fundjavë nuk janë paraparë bisedime të drejtpërdrejta mes SHBA-së dhe Iranit, raporton skynews.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se të dërguarit Steve Witkoff dhe Jared Kushner pritet të mbërrijnë sot në Islamabad.

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se Irani “po bën një ofertë dhe mbetet të shihet”, por theksoi se ende nuk është i qartë për përmbajtjen e saj.

Ai ka insistuar vazhdimisht që çdo marrëveshje të përfshijë heqjen dorë nga uraniumi i pasuruar nga Irani, si dhe garantimin e lirisë së qarkullimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.